SHPËRNDAJE

Në bazë të gazetës zyrtare të Republikës së Serbisë zgjedhjet për Këshill Nacional, janë paralajmëruar të mbahen më 4 nëntor.

Agim Ymeri-Kryeshef i Administratës Komunale na njoftoi më detajisht rreth procedurës së këtyre zgjedhjeve.

Z.Ymeri u proncua për portalin tonë se përgatitjet për mirëmbajtjen e këtyre zgjedhjeve kanë filluar dhe Administrata Komunale është duke e dhënë maksimumin e vetë që të dalin sa më të përgatitur.

Nga fillimi i muajit gusht nga ana e Ministrisë ju është ofruar një program i ri që ka të bëj me listat e veçanta për zgjedhjet e Këshillit Nacional.Ky program do të mund të na tregoj më së miri përr të gjithë ata persona që kanë të drejtë vote duhet të interesohen se a janë të regjistruar në listat zgjedhore, por kjo vlenë edhe për përfaqësuesit e subjekteve politike që me kohë ti angazhojnë të gjithë aktivistat e vetë dhe të interesohen se a janë të regjistruar.

https://birackispisak.mduls.gov.rs/javniportal

http://pbs.ljudskaprava.gov.rs/

Sa i përket ndryshimit të formës së zgjedhjeve të votimit nuk ka ndryshme.

Organizimi si trup punues është që të angazhohemi rreth përgatitjeve të njësive zgjedhore për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Z.Ymeri apeloi tek qytetarët e komunës së Preshevës që kanë të drejtë vote pa dallim të subjekteve politike që duan të kontribojnë në ditën e zgjedhjeve që të bëjnë verifikimin se a janë në listat zgjedhore./presheva.com/