SHPËRNDAJE

Ky është postimi i plotë i Kryetarit Shpend Ahmeti:

Arsyeja pse taksa 100 përqind po përkrahet në masë të madhe nuk është ekonomike e as ndonjë analizë e pasojave të mundshme ekonomike e politike për qytetarët e Kosovën. Ka mund të jetë edhe 50 edhe 200, edhe ndalesë dhe do ta kishte efektin e njejtë.

Thjeshtë na ka ardh në maje të hundës sjellja e shtetit serb. Pas 100 mijë shtëpive të djegura, mijëra viktimave, mijëra të zhdukurve, mijëra grave të dhunuara me na godit në çdo fushë dhe duke na mohu egzistencën në çdo veprim është përtej çfarëdo racionaliteti politik e njerëzor.

E dijmë që shtetet mike të fuqishme kanë ndikim e do të na bëjnë presion. E dijmë që analiza ekonomike sjellë edhe probleme të mundshme për konsumatorin Kosovar.

Por, kjo është klithmë kundër padrejtësisë. Si “bully” që i ngacmon fëmijët në oborr të shkollës e që mundohet me ja u marr paret, edhe Serbia duhet me kuptu që dikur dikush ja kthen. Sot nje goditje e vogël. Nesër nashta edhe na e kthejnë vendimin.

As nuk është masë që na bën shtet më të fortë brenda nate. Ama ta jep një fije dinjiteti. E në shoqëri të nëpërkëmbur e të izoluar, dinjiteti të bën të ndihesh më mire. Jo superior, vec pak më të barabartë.

Jo luftë e as armiqësi, vetëm dinjitet e barazi. Miqët tonë ndërkombëtar nuk duhet ta nënçmojnë nevojën për dinjitet e barazi.