SHPËRNDAJE

Pas një sëmundje të rëndë, më 18 janar të vitit 2018, gjegjësisht dy vite më parë në një spital të Turqisë kishte ndërruar jetë kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, njëherit kryetarë i Këshillit Nacional Shqiptar dhe lideri i LPD-së në Bujanoc, Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë shef i Shtabiti polititk të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 deri në momentet e fundit të jetës së tij ka udhëhequr Këshillit Nacional Shqiptar dhe Kryetar i Kuvendi Komunal të Bujanocit për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliut për 3 ditë radhazi do të ketë aktivitetet kushtuar jetës dhe veprës së Jonuz Musliut.

Aktivitetet fillojnë më 18 janar me vedosjen   e gurëthemelit të pllakës përkujtimore në vendlindjen e tij ndërsa  përfundojnë më 20 janar me akademinë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc./presheva.com/