SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në rrugën Ramiz Sadiku Aksidenti ka ndodhur rrethë orës 14:00,ku është aksidentuar vetura e tipit Opel Corsa me pasagjerë.

Pas humbjes së kontrollit ngasësi i veturës,është përplasur në një shtëpi. Shoferi dhe dy persona tjerë,në veturë kanë marrë lëndime trupore.

Të aksidentuarit janë dy meshkuj dhe një vajzë. Sipas informatave që kemi nga tereni,të aksidentuarit janë dërguar me emergjencë në spitalin e Vranjës./presheva.com/