SHPËRNDAJE

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Gjilan, saktësisht në rrugën e njohur si ‘Rruga e Prishtinës’.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një djalë i ri. Sipas një dëshmitari në këtë rast thuhet se pasi që çiklisti pati trotuarin e bllokuar nga një veturë u detyrua të dalë në rrugë, në pamundësi të frenimit të çiklistit, ai edhe është goditur nga vetura, gjë që kuptohet edhe nga fotografia e dërguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve që ishin në vendngjarje, mungesa e hapësirës së mjaftueshme në trotuare është problem në shumë raste dhe në shumë vende të Kosovës. Kjo bën që edhe të ndodhin aksidente të tilla. /presheva.com.