SHPËRNDAJE

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Ferizaj në dalje të fshatit Partesh.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një grua dhe një fëmijë është lënduar rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojë se një aksident rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Ferizaj në dalje të fshatit Partesh.. një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, një fëmijë është lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha Hashani.

Hashani ka thënë se për detaje tjera rreth këtij aksidenti do të njoftoheni pas marrjes së raportit të plotë nga vendi i ngjarjes.