SHPËRNDAJE

Katër persona u plagosën, duke përfshirë një grua, të moshës 45 vjeç, në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Geraj – Leran, komuna e Preshevës, njofton policia e Vranjës, transmeton presheva.com.

Policia thotë se përplasja ka ndodhur rreth orës 21 ditën e diel, kur një makinë “Golfi”, me targa VR doli nga rruga.

“Me atë rast, pasagjeri në automjet pësoi lëndime të rënda trupore, dy persona më lehtë, ndërsa tek personi i katërt po përcaktohet shkalla e lëndimeve.”

Ndihma e parë iu është dhënë nga mjekët e shtëpisë së shëndetit në Preshevë dhe më pas ata u dërguan për në qendrën spitalore të Vranjës./presheva.com/