SHPËRNDAJE

“Para natyrës të gjithë jemi të njejtë” Dita ndërkombtare e personave të prekur me sindromën Down “21 marsi” korenspodon me ardhjen e stinës së pranverës në vendin tonë. Si pasojë e çrregullimit në kromozonin 21 (ku në vend të dy kemi tri çifte) pra tri tek 21shi, fëmija lind me këtë sindrom. Ky sindrom nuk është trashëguese e as ngjitëse. Këta persona nëse rriten dhe zhvillohen në shoqëri përparimtare mund të jenë të aftë të vetvetes. Për ta dëshmuar se këta persona mund ta japin kontributin për të gjithë shoqërinë, e që janë të aftë të bëjnë shumë gjëra të mira, shoqata e personave me aftësi të kufizuara ka organizuar aktivitetin e gjelbërt me karakter senzibilizues ndaj masës më të gjërë lidhur me personat e prekur nga ky sindrom dhe mrojtjen e ruajtjen e natyrës dhe kontributin e secilit prej nesh për ambientin që na rrethon.

Si arsyeje e këtyre qëllimeve shoqata jonë ka organizuar sot aktivitetin për mjelljen e fidaneve pran lumit të qytetit në rrugën e “Gjilanit” apo karshi gravurës së “Nënë Terezë.

Ishte kompania “Paullonia Liridoni” nga Bukuroca e cila dhurojë falas fidanet, dhe ndërmarrja “Moravica” e cila bëri përgaditjen e terenit-tokës gjithashtu falas si mbështetëse e projektit, dhe figurat tona publike si aktor, pjestar të shoqëris civile, vullnetar, antarë të shoqatës tonë dhe vet persona të prekur nga ky sindrom që bënë të realizohet ky projekt në mënyrë të suksesshme. Faleminderojm mediat lokale për percjelljen e aktivitetiti, sponzorët që mbështetën projektin dhe gjithë vullnetarët për kontributin e tyre. Kjo dëshmon se angazhimet komunitare apo puna në komunitet ka rezultate konkrete mjaft pozitive, ku tashme në këtë rrugë do të kemi një shetitore apo një minipark të cilin mund ta shfrytëzojm të gjithë ne.