SHPËRNDAJE

Brenda Volkswagen Golf të ri, është vendosur sistemi Air Care CLimatronic, që është më i avancuari që është parë ndonjëherë.

Air Care Climatronic është një sistem automatik, me tri zona të kontrollit, i dizajnuar të jetë sa më praktik, derisa ndodhet tërësisht brenda një ekrani të ndjeshëm, që ndodhet në pjesën e përparme.

Mund të thuhet se është sistemi i zgjuar, më i avancuari që e kemi parë në një veturë, sepse mund të aktivizohet edhe më zë.

“Kam të ftohtë”, ose “jam nxehur”, mjafton të thotë shoferi apo shoqëruesi i tij dhe sistemi automatik, fillon të funksionojë varësisht nga nevoja.

Pasi që ka tri zona të ndryshme, mund të ngrohtë apo të ftohtë në ato pjesë, pa dëmtuar të tjerët që kanë nevojë për temperaturë tjerë.

Sistemi mund të ngrohë xhamin e përparmë për ta pastruar nga avulli, ngrohë këmbët ose duart, ka funksionin për këmbë të ftohta si dhe freskimin e ajrit.

Ky sistem i avancuar, do të jetë pjesë e Volkswagen Golf, që do të prezantohet në Geneva Motor Show, ndërsa ka edhe dukje shumë të mirë.