SHPËRNDAJE

Can Yaman konsiderohet të jetë njëri prej aktorëve më të pëlqyer në Turqi, i cili për publikun shqiptar është bërë i famshëm në saje të disa projekteve që ka luajtur.

Megjithatë, famën më të madhe e ka arritur me serialin “Erkenc Kus” apo (Zogu i hershëm), teksa luan përkrah aktores Demet Ozdemir.

Së fundmi, Yaman ka dhënë një intervistë për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” me Linda Imamin, ku flet për origjinën e tij shqiptare e po ashtu edhe për ushqimet tradicionale.

Më tutje, ai ka folur edhe për ushqimet e preferuara shqiptare.

“Ka lidhje me çfarë rritesh dhe shijen e asaj vazhdon ta shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek të tillë që zgjat 3 orë. I hap vetë petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë”, tha Can.

View this post on Instagram

• • 📸☀️•

A post shared by C a n Y a m a n 🇹🇷 (@canyaman) on