SHPËRNDAJE

Zonjat e Albanian Excellence, ‘pushtojnë’ liqenin e Ohrid Albanian Excellence, vijon udhëtimin e suksesit të zonjave shqiptare kudo janë.

Pas Tiranës, duket se organizatorët e saj, kanë menduar të përmbushin të gjitha angazhimet e përcaktuara që në krye të herës për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, kushtuar gruas mbarëshqiptare, kur që në nisje të herës vendosën që Ekspozita , “121 foto në 121 jetë suksesi”, të kishte një jetë më të gjatë duke e hapur atë edhe në vende të tjera.

Pas një bisede me Olsa Poshka, organizatore e K’tu Fest në Stugë, një Festival teatri tradicional tashmë, në qytetin ku bashkohet Ohrid me Strugën, u vendos me shumë dashuri që kjo ekspozitë të celet edhe gjatë ditëve të këtij aktiviteti 4 deri në 9 gusht . Olsa Poshka,regjisore, producente, e pëzgjedhur edhe në 121 zonjat e suksesit e pranoi me stafin e saj që Ekspozita të ishte pjesë e dtëve plot emocion e art që jep Festivali që sjell në Strugë , arritje cilësore të teatrit dhe jo vetëm.

“Është fat që të tregojmë , arritjet e zonjave shqiptare në profesione e nga vende të ndryshme në një vend të bukur si Struga “, thote Flora Nikolla , drejtore ekzekutive e Albanian Excellence”.

“Së pari, kjo ekspozitë hapet në një qytet parcialisht shqiptar, së dyti hapet në një festival vlerash, së treti, hapet në një kohë kur Struga vizitohet nga shumë turistë por dhe nga shumë vendas të cilët jetojnë ashtë vendit të tyre , por që rikthehen gjatë kësaj kohë në këtë qytet të mrekullueshëm turistik”.

“Kjo e bën edhe më popullor këtë ekspozitë dhe po ashtu i prezanton ne një festë të vërtetë zonjat e suksesit shqiptar, të përzgjedhura nga Albanian Excellence , në kuadër të vitit 2019, i shpallur nga kjo qëndër si viti i gruas. Por udhëtimi i zonjave të Albanian Excellence , do të vijojë ! Pas Strugës ,121 fotot e zonjave të suksesit , do të pushtojnë bregun tjetër të liqenit të Ohrid. Do të jenë datat 13 deri në 15 gusht, kur zonja të suksesit shqiptar , do të kalojnë ditët e tyre , buze liqerit të Pogradecit në aktivitetin shumë dimensional, “Kur suksesi i zonjave shqiptare ‘piqet’ në Poradec.

Dr.Ruki Kondaj nga Kanada, (Ambasadore e Kombit), Vera Bekteshi shkrimtare e njohur (Zonjë që bën Shqipërinë ), Suzana Varvarica, studiuese arti, ( Zonjë që bën Shqipërinë), Rita Saliu ( Poete, humaniste e njohur me banim në SHBA, e përzgjedhur ne 121 zonjat e suksesit shqiptar), Ardita Behluli gazetare e njohur e Luginës së Preshevës, (e përzgjedhur ne 121 zonjat e suksesit shqiptar), Anita Hoxha , poete e njohur , fituese e shumë cmimeve ndërkombëtare, (e përzgjedhur ne 121 zonjat e suksesit shqiptar), Merita Cocoli , gazetare e producente e njohur në Maqedoni (e përzgjedhur ne 121 zonjat e suksesit shqiptar), Gëzime Fejzi, biznesmene e suksesshme në Maqedoni , ndërkohë që priten të konfimojnë pjesmarrjen edhe zonja të tjera.

Organizatorët tregojnë se do të jenë ditë të mrekullueshme , ditët që do të kalojnë në Pogradec me idenë jo vetëm të promovimit të vlerave të zonjave pjesmarrëse por edhe të promovimit të zonjave të suksesit poradecar , të hedhjes së ideve dhe mundësimit të bashkëpunimit mes tyre si dhe të promovimit të vlerave tradicionale që ka qyteti i liqerit. Albanian Excellence, do t’i dhurojë me këtë rast serinë e librave të botuara nga kjo qëndër, por libra do t’i dhurojë Bibliotekës së qytetit edhe poeta dhe humanistja me banim në SHBA, Rita Saliu, ndërkohë që shkrimtarja e njohur Vera Bekteshi do të takohet dhe do të prezantojë librin e saj “Vila me tri porta”. Por gjatë këtyre ditëve, Zonjat e Albanian Excellence, do të takohen dhe do të nderojnë edhe zonjat të suksesit poradecar , sic është zonja Çelnike Pupa , themeluese dhe pronare e Vita , një fabrikë plot sukses në prodhimin e kosit dhe djathit në të gjithë rajonin juglindor, apo takime të posacme me biznese vendase të cilat do të demostrojnë kulinarinë e pasur të kësaj zone.

Gjatë këtyre diteve zonjat poradecare, do të nënshkrujnë Peticionin në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale të Luftës së Kosovës së vitit 1999 apo edhe Aleancën e Gruas së suksesit Shqiptar.

Këto aktivitete do të kulmojnë, ne Ekspozitën “121 jetë suksesi në 121 foto “, ekspozitë që do të celet në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës së qytetit ,me pjesmarrjen e njërëzve të njohur të pushtetit lokal , deputetëve të Pogradecit, të cilët e mbështesin këtë aktivitet, që do t’i japë një jehonë ndryshe qytetit te Lasgushit dhe të Mitrushit i cili për gjate dy ditëve , do të pushtohet nga suksesi i zonjave të Albanian Excellemce, në kuadër të vitit 2019 , shpallur si viti i gruas qe do të përfundojë më 12 dhjetor, me shpalljen e cmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, i pari cmim i këtyre përmasave kushtuar zonjave të suksesit shqiptar kudo janë .ideuar dhe iniciuar nga Albanian Excellence./presheva.com/