SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, në zyren e tij, ka pritur edhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozi.

Kryeministri Albin Kurti, tha se.Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë.

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.​