SHPËRNDAJE
Këto ditë veprimtarët nga Lugina e Preshevës të përfaqësuar nga Fatmir Arifi, në një takim joformal në Prishtinë i ka vizituar lideri i shqiptarëve nga Maqedonia, Ali Ahmeti. Burime të Indeksonline tregojnë se temë e diskutimit ishte proceset politike, që aktualisht po zhvillohen në hapësirën shqiptare e në veçanti, lidhur me Luginën e Preshevës. Ndër tjerash, në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim u dakorduan që të drejtat historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zbatohen sipas parimeve e reciprocitetit.