SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i Alternativës Për Ndryshim, Armend Aliu bashkë me kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajazitin në Tiranë takuan zv. Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj.

Alternativa për Ndryshim që nga themelimi i saj ka ndjekur rrugën institucionale të koordinuar me politikën e Republikës së Shqipërisë duke insistuar vazhdimisht për mbështetje me projekte konkrete.

Sipas komunikatës së APN-së rezultatet e para të kësaj politike po vërehen me fillimin e financimit të KNSH-së nga Qeveria Shqiptare. Delegacioni falënderuan zëvendës ministrin Xhafaj për këtë fillim të mbarë.

Gjatë takimit u kërkua që të vazhdoj mbështetja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës edhe përmes “Fondit Kombëtar të Solidaritetit” i cili do të nënkuptoj financim të projekteve konkrete në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në fund të takimit delegacioni nga APN kërkoi që një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të vizitoj luginën e Presheves dhe të vazhdoj bashkëpunimi dhe mbështetja institucionale për shqiptarë në Luginë të Preshevës nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, thuhet kështu në njoftimin zyrtarë të APN-së./presheva.com/