SHPËRNDAJE

Alma Memeti nga fshati Tërnoc komuna e Bujanocit, një vajzë me ambicie të mëdha për të ardhmën e cila deri më tash mposhti çdo sfidë që i doli përpara.

Vullneti për të arritur majat e suksesit ka bërë që Alma të kalojë çdo barrierë për të arritur në një metropol Europian ku është duke kryer specializimin.

Alma shkollën fillore e ka përfunduar në fshatin e lindjes në Tërnoc sh.f “Muharrem Kadriu” ndërsa shkollën e mesme e kreu në Bujanoc në sh.m “Sezai Surroi” më pas vazhdoi studimet themelore për Drejtësi në Vranjë ku edhe përfundoi një vit.

Prej aty Alma u transferua në Prishtinë në Universitetin privat (UBT) ku përfundoi studimet Themelore dhe Masterin.

Sot, Alma Memeti me hapa të suksesshme po kryen specizlizimin në një metropol Europian e që në një të ardhme shumë të afërt do të jetë krenaria e vendlindjes pse jo edhe e Luginës.

Presheva.com: Çka ju ka motivuar që specializimin ta vazhdoni në Zagreb dhe sa është e vështirë që një vajzë shqiptare si ju të specializoni në një shtet të huaj dhe në gjuhën joamtare?

Alma: Gjithmonë më ka pëlqyer të studioj në një shtet Europian, motivi kryesor pse vendosa të studioj në Zagreb ishte sepse dëshiroja të avancohesha në profesion dhe fillimi i specializimit atje është mundësi e mirë për një gjë të tillë.

Është e vështirë, në veçanti për ne vajzat e Luginës të rrituara në një vend të vogël por me punë edhe me shumë vullnet besoj se mund të arrihet gjithçka.

Sa i përket gjuhës në fillim ishte e vështirë, edhe pse e flas gjuhën serbe dallimet mes gjuhës serbe dhe asaj kroate ekzistojn megjithatë me kalimim e kohës po adaptohem.

Presheva.com: Cilat ishin sfidat e para me të cilat u ballafaquat në fillim?

Alma: Në fillim të studimeve kam vërjetur shumë dallime, si në kulturë ashtu edhe në arsimim të gjitha këto ishin një sfide, ishte një periudhë e vështirë e adaptimit me një rreth të ri megjithatë kam hasur në mirëkuptim si nga ana e profesorëve poashtu edhe të njerëzve tjerë ku me kanë ndihmuar të tejkaloj vështirësitë e fillimit dhe të adaptohem në një vend të ri.

Presheva.com: Çka  do të veçonit mes kulturës së arsimimit në Kroaci dhe tek ne, gjegjësisht në Kosovë ku keni kryer edhe masterin?

Alma: Dallimet janë shumë të mëdha këto ishin edhe sfidat e para  me të cilat jam ballafaquar në fillim, mund të themi se jan dy sisteme të ndryshme të arsimimit.

Presheva.com: A mund të na bëni një krahasim mes femrës shqiptare në Luginë dhe në vendin ku jeni duke u edukuar?

Alma: Normalisht se ekzsitojn dallimet duke u nisur edhe nga fakti që është një vend më i madh ku ofrohen mundësi më shumë, kushtet ekonomike si dhe standardi i jetës e diktojnë mënyrën e jetesës, megjithatë ne vajzat e Luginës  pamvarësisht vështirësive që kemi hasur si atyre ekonomike ose edhe vështirësive në ofrimin e mundësive në jetë, kemi treguar shumë herë që punojm fort për t’i tejkaluar të gjitha këto barrier.

Shpresoj që në të ardhmën këto dallime sa i përket menyrës së jetesës të minimizohen.

Presheva.com: Pse zgjodhët pikërisht drejtimin të cilin jeni duke specializuar?

Alma: Në specializim kam zgjedhur drejtimin “E drejta tregtare dhe e drejta e shoqërive tregtare“ ështe degë e re e së drejtës për të cilën në trëg kërkohen specialist të fushës

Është shumë interesant si drejtim sepse gjithmon të mban të mbërthyer në punë për shkak të risive në treg.

Presheva.com: Cilat ishin reagimet e familjes kur vendosët ti kryeni specializimet në Zagreb, duke patur parasysh mentalitetin shqiptarë në Luginë?

Alma: Familja me ka mbështetur gjithmonë, gjyshi im ishte udhërrëfyesi im gjatë tërë jetës.

Besoj se në Luginë ka ndryshuar mentaliteti kur është në pyetje shkollimi sidomos i vajzave, të gjitha familjet i mbështesin por ndoshta hendikepi kryesorë ende mbeten kushtet ekonomike.

Prsheva.com: Pas përfundimit të specializimit ku e sheh ardhmërin Alma në vendlindje apo në vendet perëndimore?

Alma: Pas përfundimit të studimeve normalisht që mendoj të kthehem në Prishtinë për të kontribuojë në ngritjen e nivelit në këtë fushë, shpresoj që të mund të kontribuojë si në Luginë ashtu edhe në Prishtinë.

Presheva.com: Porosia juaj për vajzat shqiptare dhe rininë në përgjithësi në Luginë?

Alma: Rina në Luginë është rinia me më pak mundësi për arsimim, rinia më e diskriminuar në gjithë Ballkanin, hasim në vështirësi të mëdha duke marrë parasyshë se nuk kemi mundësi të kryejm studimet e larta në gjuhën ametare në Bujanoc ose Preshevë, si dhe faktin që nuk pranohen diplomat e R. Kosovës në Sërbi.

Përkundër të gjitha vështiërsive nuk duhet të dorzohemi, të vazhdojmë të punojm fort për t’i dalë mbanë në jetë. “TË VETMUAR, POR TË VENDOSUR TË MOS HEQIM DORË”./presheva.com/