Alpet franceze, vendi unik që do t’ju përmbush pritshmërinë tuaja – Telegrafi

0
56

Në këtë fillimvit, të gjithë jemi të gatshëm për pushime aventureske, mbi të gjitha dëborë, ski, klimë alpine, gatime të shijshme dhe biseda të këndshme pranë oxhakut.

Çfarë të vizitoni: Dimër, diell dhe dëborë… Thjesht, drejtojini vetes pyetjet e duhura: me kë dhe ku dua t’i kaloj pushimet e fundvitit? Çfarë aktivitetesh dëshironi të provoni?

Një mirëseardhje e veçantë për fëmijët tuaj dhe ja, Alpet franceze janë aty për t’u zbuluar plotësisht nga ju.

Krahët e akullta të Mont Blanc, varieteti i jashtëzakonshëm i Wildflower, luleve shumëngjyrëshe, shkrepat e thepisura të malit Aiguille du Midi, janë disa nga pikëtakimet kyçe të alpeve franceze.

Akullnajat me çarjet e thella, akrobacia e lumenjve me ujërat e kristalta, liqenet dhe malet e thepisura të mbuluara nga dëbora plot nëntë muaj të vitit, janë spektakli i natyrës që mund të eksplorohen nga ju edhe duke ecur në këmbë.

Por, ndonjëherë mjafton edhe një biçikletë, makinë, ose sporti i kajakut që ju të prekni më nga afër magjinë që dhuron ky destinacion.

Alpet franceze janë një stacion me famë botërore, për ata që duan skitë. Një pikëtakim ndër më të lakmuarit e Evropës, ku pistat e skive, resortet moderne, aktivitetet e larmishme të dedikuara për fëmijë të grupmoshave të ndryshme sikundër edhe akomodimi perfekt në një hotel, apo në dhoma sferike me veshje transparente të pozicionuara në pyll, ku teksa jeni shtrirë mund të kundroni yjet natën, pa harruar ushqimet e shijshme dhe ato tradicionale të zonës, do i bëjnë pushimet tuaja, të paharrueshme.

Çfarë prisni? Ne ju orientojmë përmes një rrugëtim në alpet franceze, ju thjesht bëni gati valixhet dhe përgatituni për një super aventurë të paharrueshme. Festa dhe pushime të mbara!

Mont Blanc

Maja më e lartë e alpeve franceze, një atraksion absolut turistik në çdo stinë të vitit, Mont Blanc arrin në lartësinë 4,809 metra. I mbuluar me një pëlhurë dëbore përgjatë nëntë muajve të vitit, i rrethuar nga lugina, livadhe, përrenj, etj.

Chamonix, qyteti i lartë malor tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët lundrojnë në bukuritë alpine, ndërkohë që praktikojnë sporte në natyrë, si hiking, golf, ski, etj.

Lac Blanc

Është një nga liqenet më të famshme të pozicionuar në lartësinë 2352 m. Një nga destinacionet popullor për vetë francezët, por edhe për turistët e huaj. Lec Blanc ofron një panoramë spektakolare mbi Mont Blanc.

Teleferiku Vallée Blanche

Një teleferik i pasagjerëve, kryesisht turistë të etur për të kundruar nga afër bukuritë natyrore të Mont Blanc. Hapësira që përshkohet është midis Courmayeur dhe Chamonix.

Muzeu alpin

Është muzeu që rizbulon zhvillimin e zonës Chamonix. Nga turistët e parë që erdhën të admirojnë epokën e artë të sporteve dimërore, skive, etj. Harta, fotografi, objekte të lashta, kostume dimërore dhe gjithçka tjetër që kujton atmosferën nga Chamonix.

Anthoine Milhomme Yves

Një nga dyqanet e famshme të tregtimit të djathit Tomme në alpet franceze. Ky djathë karakteristik prodhohet kryesisht nga qumështi i lopës dhe i dhisë.

Hotel Alpen Ruitor

Me dizajn dhe enterier prej druri, i pajisur me oxhaqe dhe sistem ngrohje të avancuar, ky hotel i veçantë është streha e duhur për turistë që duan të ndihen m pranë natyrës.

Restoranti Beaumaniere 1850

Të gjitha gatimet e realizuara nga shefi i kuzhinës së këtij restoranti, Jean-André Charial janë orientuar drejt një menyje tipike mesdhetare. Por, shpesh ato karakterizohen nga përbërës që i takojnë natyrës përreth këtij restoranti, si zhardhokë kërpudhash (tartufi), lule dhe bimë të tjera të zonës, etj.

Hoteli Allodis

Hamam, sauna, trajtime SPA, restorant, hotel dhe gjithçka tjetër ju duhet për t’u ndier mirëfilli turistë të vendosur në një hotel luksoz.

Restoranti Auberge

Shijoni një drekë të shijshme, me panoramën e malit Mont Blanc të zbardhuar nga dëbora. Një nga restorantet më të vjetra të zonës dhe goxha i frekuentuar nga turistët.

Wine Tasting Maison Bereche

Prodhimet më të mira të verërave, në këtë rajon të njohur të Francës, kthehen në një ngjarje të përvitshme që mbahet kryesisht në zonat alpine, një prej tyre dhe alpet franceze.

Klubi alpin

Një ngjarje e dedikuar për alpinistët amatorë, pushuesit e rastit, por edhe vendasit që praktikojnë sportin e alpinizmit. Për ata që vizitojnë Alpet Franceze, ky sezon është ideal për të ndarë këtë përvojë mes miqsh. /Telegrafi/