SHPËRNDAJE

Në kuadër të veprimit politik katërvjeçar, zhvillimit të strukturës, rritjes së anëtarësisë, marrjes së përgjegjësive publike, vendimmarrjes në qeverisje dhe zhvillimin në të gjitha aspektet sot është mbajtur Kuvendi themelues i Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë. Falë shtrirjes së Alternativës për Ndryshim në tërë trevën e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) ka ardhur koha e rikonsolidimit të organeve drejtuese me qëllim të veprimit më të strukturuar, profesional, inkludues, transparent dhe gjithëpërfshirës në Luginë. Komisioni për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve sipas njoftimit zyrtar të APN- së ishte me këtë në përbërje: Gazmend Selmani – kryetar, Mendurim Presheva – anëtar dhe Alban Mehmeti – anëtar, procedoi sipas Agjendës së Kuvendit e cila si pika të rendit të ditës kishte:

1. Zgjedhja e Kuvendit themelues së Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë
2. Zgjedhja e Kryesisë së Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë
3. Zgjedhja e Kryetarit të Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë
4. Zgjedhja e Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë dhe
5. Të ndryshme

Pas mandatimit të delegatëve të Kuvendit themelues u propozuan dhe u zgjodhën anëtarët e Kryesisë së Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë. Pas zgjedhjes së Kryesisë, u procedua me propozimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Degës si dhe nënkryetarët dhe sekretari i degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë sipas pikave të parapara në rendin e ditës. Për kryetar të Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë nga anëtarët e kryesisë u propozua dhe u zgjodh unanimisht Veli Mustafa, ndërsa me shumicë votash për nënkryetare u zgjodhën Dëshira Kamberi dhe Bjondina Memeti, kurse për sekretare u zgjodh Mimoza Saqipi.

Procesi zgjedhor u mbajt në frymë pozitive dhe demokratike, ndërsa të sapozgjedhurit premtuan që do të angazhohen gjatë mandatit të tyre të japin kontributin maksimal për t’i shërbyer më së miri popullatës sonë.

Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë i urojmë suksese në mandatin e saj katër vjeçar për të arritur objektivat e përcaktuara në Programin e përgjithshëm të Alternativës për Ndryshim për të vazhduar edhe më fuqishëm me ndryshimet e filluara në shoqërinë tonë thuhet kështu në i informatën e APN- së./presheva.com/