SHPËRNDAJE

Ambasadori Amerikan i akredituar në Beograd para disa ditëve ka vizituar komunën e Preshevës dhe ate të Bujanocit.

Kjo ishte vizita e tij e parë në këtë pjesë që nga marrja e detyrës së tij të re në Republikën e Serbisë.

I pyetur për liderët shqiptarë politik në Luginë të Preshevës, Ambasadori Anthony Godfrey tha se pas takimeve me liderët politik shqiptar në këtë pjesë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi paraqet një freski në skenën politike në rajon, njofton portali Bujanovaçke. Ai mes të tjerash tha GODFRI:

Ekskluzivno: Ambasador SAD Entoni Godfri za Bujanovačke o Vučiću, dijalogu, razmeni teritorija,Kamberiju i Šćiprimu Arifiju, ekonomiji, ali i o tome treba li Beograd da prizna Kosovo

Kjo është vizita ime e parë në Serbinë Jugore.

Unë fola me liderë të shumtë politikë, me kryetarët e bashkive të dy qyteteve Bujanoc dhe Preshevë, vizitova qendrën e pritjes së migrantëve.

Kam pasur edhe takime të mira me autoritetet në Beograd dhe më duket se biseda po rrotullohet. Problemet janë identifikuar, është përcaktuar që ato duhen adresuar, por megjithatë më duket se në të vërtetë nuk ka aktivitete të mjaftueshme për tu përqendruar në adresimin e disa prej këtyre çështjeve.

Sipas mendimit tim, njerëzit nga Serbia e Jugut kanë nevojë për liderë që do të përqëndrohen më shumë në çështjet lokale sesa çështjet globale apo ndërkombëtare.

Kam përshtypjen përmes një bisede me kryetarin e Komunës së Preshevës se ai është i përqendruar në zgjidhjen e problemeve të njerëzve që jetojnë në atë qytet dhe rajon, dhe kjo duket si një rifreskim për mua.

Unë do të doja të besoja se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis aftësisë së një drejtuesi politik për të arritur rezultate pozitive dhe të njëjtit aftësi të udhëheqësit për t’u rizgjedhur.

Kështu që shpresoj që njerëzit nga ky rajon do të marrin pjesë në zgjedhje dhe shpresoj që të gjitha opsionet e tjera politike do të marrin pjesë në zgjedhje dhe që qytetarëve të Serbisë së Jugut do t’u jepet mundësia të shprehin mendimet e tyre.

Sipas mendimit tim njerëzit nga Serbia e Jugut kanë nevojë për liderë që do të përqendrohen më shumë në çështjet lokale sesa çështjet globale apo ndërkombëtare ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan i akredituar në Beograd, Anthony Godfrey./presheva.com/