SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shqipërisë i akredituar në Beograd Ilir Boçka po qëndronë në vizitë njëditore në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ku do të takohet me përfaqësues politik dhe institucional në këto dy komuna.

Boçka vizitën e tij e ka filluar me kryetarin e PD-së Nagip Arifin subjekti i të cilit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit fitoi numrin më të madh të votave në komunën e Bujanocit.

“Me Ambasadorin Boçka biseduam për situatën aktuale në komunën tonë, njëkohësisht na përgëzoi pr fitoren tonë në zgjedhjet lokale por edhe për zgjedhjet parlamentare” u shpreh pas takimit kryetari i PD-së Nagip Arifi.

Nga ana tjetër Ambasadori shqiptarë ndër të tjerash u shpreh se ”Është kënaqësi që të ju urojë për fitoren në zgjedhjet lokale por edhe për listën e subjekteve shqiptare që kanë fituar 3 mandate në Parlamentin e Sërbisë.

Kjo është një sprovë e vyer dhe mendoj se e keni merituar” u shpreh i akredituari i Shqipërisë në Beograd.

Ambasadori Boçka potencoi se gjatë takimeve me liderët tjerë shqiptarë do të grumbullojë informacione edhe për koalicionin qeverisës në komunën e Bujanocit./presheva.com/