SHPËRNDAJE

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederik Mondoloni, gjatë ditës së sotme ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ka treguar edhe qëndrimin e shtetit francez, transmeton lajmi.net.

Mondoloni në një intervistë dhënë për televizionin “RTV1”, ka thënë se Franca nuk ka linja të kuqe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas tij, është Prishtina dhe Beogradi që duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë, zgjidhje e cila sipas tij, do të sillte paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.

“Ne nuk kemi linja të kuqe, Beogradi dhe Prishtina duhet të dalin me një zgjidhje globale, e cila do të jetë e përhershme dhe do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Për ne nuk ka linja të kuqe apo kontrolle të bardha, ne nuk e kundërshtojmë zgjidhjen, dhe në parim nuk është një delimitim”, deklaroi ambasadori Mondoloni, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, një marrëveshje përfundimtare është më se e nevojshme dhe se sipas tij, kjo duhet të bëhet sa më shpejtë.

Tutje ambasadori Mondoloni tha se në lidhje me zgjidhjen e konflikteve apo gjetjen e një zgjidhjeje, Franca nuk mund t’i jap mësim asnjë shteti.

“Sa më shpejt, aq më mirë, na duhej shumë kohë për të pajtuar veten me gjermanët, për të mos folur me gjuhën angleze”, theksoi Mondoloni.