SHPËRNDAJE

Ambasadori i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, tanimë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Kjo është bërë e ditur nga Ambasada amerikane, sipas të cilës, në këtë rrugëtim ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Alison.

Kosnett në aeroport është pritur nga e ngarkuara me punë në ambasadë, Colleen Hyland. Ai do të jetë pasues i ish-ambasadorit Greg Delawie.