SHPËRNDAJE

Qeveria turke përmes projekteve do të jetë më prezente në komunën e Preshevës, ka konfirmuar sot vetë ambasadori i Turqisë i akredituar në Beograd.

Këto komente ai i bëri sot pas takimit që kishte me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në kabinetin e tijë dhe gjatë pjesmarrjes në ceremoninë e ndarjes së certifikatave me barin e një projkete që është financuar nga organizata Tika.

Në takimin që ka pasur sot me të parin e Preshevës ambasadori turk ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Turqisë se në komunën tonë duhet të investohet më shumë sepse ka nevojë që Turqia të jetë më prezente në këtë regjion me projekte konkrete.

Delegacioni turk mori pjesë sot në ceremoninë solemne me rastin e përfundimit të kursit profesional të rrobaqepësisë e qëllim të aftësimit të numrit të konsideruar femrash nga komuna jonë të organizuar nga OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim finacuar nga Agjensioni turk për zhvillim dhe koordinim.

Në këtë event të pranishëm ishin edhe drejtuesit e pushtetit lokal të Preshevës. Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi në fjalimin e tijë përshëndetës ka potencuar se përmes këtyre projekteve femrat në Preshevë do të aftësohen për të qenë pjesë e biznesit në të ardhmen. Ai ka thënë se femrat e certifikuara nga këto kurse do të jenë fuqi pune profesionale në komunën tonë ku edhe do të sigurojnë ekzistencën familjare.

Edhe kryetari i kuvendit, Sami Salihu ka falemderuar donatorët për mbështetjen e këtyre trajnimeve profesionale që po realizohen në vendin tonë duke ritheksuar se ceremonia e certifikimit tregon dëshmi suksesi. Sipas Salihut edhe qëllimi i pushteit lokal është që sa më shumë të mbështetet ndërmarrësia e gruas sepse është pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Ndërsa nikoqiri i këtijë eventi, kryetari i Shoqatës Vizioni për zhvillim dhe kooperim, Shefki Jonuzi ka folur për realiyimin e këtijë projekti i cili për moto kishte. Për një grua më të avancuar dhe profesionale. Sipas Jonuzit qëllimi i projektit ishte orientimi i gruas në karrierë profesionale.

Për kontribuesit e realizimit me sukses të projektit nga organizatorët u ndanë edhe mirënjohje në mesin e të cilave ishte edhe portali preshevacom për kontributin e dhënë në sferën mediale./presheva.com/