SHPËRNDAJE

Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Beograd Tanju Bilgiç i shoqëruar edhe nga përfaqësuesja e Organizatës Turke TIKA kanë vizituar komunën e Preshevës, ku gjatë takimit me kryetarin e Komunës Shqiprim Arifin kanë patur mundësinë të njihen me projekte të ndryshme, disa prej të cilëve edhe do ti përkrahin financiarishtë.

Kjo nuk ndodhi edhe me komunën e Bujanocit ngase kryetari i komunës Shaip Kamberi, sipas informative që ka siguruar presheva.com nuk ka qenë në Bujanoc dhe nuk ka qenë e mundur të pres Ambasadorin e Turqisë, kështu që komuna e Bujanocit është përfaqësuar me Enver Ramadanin kryeshef për investime gjatë takimit që diplomati turk ka zhvilluar me përfaqësuesit e KNSH-së në Bujanoc.

Pas takimit, në postimin e KNSH-së ndër të tjerash thuhet se, në takimin me Ambasadorin, z. Bilgiç u diskutua për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari Mustafa informoi ambasadorin me planet dhe punën e KKSH-së drejt konsumimit të drejtave ligjore në fushat përkatëse dhe kërkoi ndihmën e tij për avancimin e çështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Vlen të theksohet se me Ambasadorin dhe koordinatoren e TIKA-s u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të TIKA-s, Ambasadës Turke dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen, si dhe u kërkua prezencë më e madhe e investimeve nga shteti Turk në Luginë të Preshevës, thuhet në postimin e KNSH-së.

Edhe pse kryeshefi për investime Enver Ramadani ishte prezent në takim në selinë e KNSH-së, komuna e Bujanocit nuk thuhet të jetë përmendur me ndonjë projekt konkret, të paktën nuk është publikuar një gjë e tillë në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit./presheva.com/