SHPËRNDAJE

Departamenti Amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtete e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka bërë thirrje që të lexohet më shumë për Liritë Fetare në Kosovë.

“Raporti #IRFreport për 2018 është tani në dispozicion.

DASH-i publikon raportin mbi liritë fetare në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan edhe për lirimin e imamit Shefqet Krasniqi
DASH-i publikon raportin mbi liritë fetare në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan edhe për lirimin e imamit Shefqet Krasniqi
Kujtojmë se në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre. Parlamenti shqyrtoi një projektligj që do t’i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik.