SHPËRNDAJE

BE-ja është në anën tuaj, por përmbushni reformat, po i ‘mbytë’ të rinjtë dhe ekonominë e Kosovës.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, theksoi se nuk është Kosova e vetmja që i kërkohen çështje me rëndësi nga Bashkimi Evropian për procesin integrues.

Kapitanoviq në tryezën “Rruga e Integrimit Evropian të Kosovës, një vizion nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës – Rumania, Finlanda dhe Kroacia”, ka treguar për kriteret të cilat i ka përmbushur Kroacia në procesin ose në rrugën e gjatë integruese në BE

Ajo me këtë rast ka kërkuar nga ligjvënësit dhe institucionet e Kosovës për përmbushjen e reformave të cilat dalin nga Bashkimit Evropian.

“Është me rëndësi ta informoni publikun dhe punoni për integrime, sepse BE-ja është në anën e tuaj”, ka thënë Kapitanoviq.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall duke treguar se shteti i saj është bërë anëtare e BE-së në vitin 1995, ka thënë se çdo shtet që bashkohet në BE-në ka benefite të mëdha.

Sipas saj, Kosova është vend i vogël si Finlanda dhe me fondet e BE-së mund të ketë zhvillim.

Ndërsa, Daniel Onisor shef i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë theksoi se proceset integruese nuk janë abstrakte.  Anëtarësimi i Rumanisë në BE, sipas tij, ka ndikuar në rritjen e GDP-së për shtetin rumun. Sipas tij, sivjet me kryesimin e BE-së nga Rumania do të jetë edhe një përparësi shtesë për këtë shtet.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, theksoi se përveç humbjeve nga mosliberalzimi, Kosova ka humbur 43 milionë euro nga fondet e IPA gjatë vitit 2018, ndërsa sipas saj, Serbia përfitoi mbi 30 milionë euro.

Ajo foli edhe për fenomenin e nepotizmit që po ndodhë në Kosovë, e cila sipas saj përçon një mesazh të keq në BE.

“Këtu kemi një shembull të keq nga ministrja e Dhurata Hoxha, e cila ka blerë telefon në vlerë 1 mijë euro me para të taksapaguesve”, ka thënë  Pacolli.

Ajo kërkoi nga Rumania që ta njohë Kosovën dhe të mos bashkëpunojnë me lider të korruptuar në Kosovë. Mirëpo, për këto deklarata të deputetes Pacolli, nuk pati reagime nga ministrja Hoxha.