SHPËRNDAJE

Nuk e kuptoj prej nga i vijnë dikujt mendime të kota se ne Shqiptarët i shqiptarizojmë Sanxhaklinjt. Shqiptari i Sanxhakut nuk mund të shqiptarizohet, pasi ai është i lindur si shqiptar, por për shkak të lojërave të fatit është asimiluar prej krijesës fashiste jugosllave. Kurrë dhe në asnjë tekst ne nuk i kemi nënçmuar Boshnjakët si komb, por disa individë Boshnjak na nënçmojnë ne Shqiptarëve të Sanxhakut, dhe duan të na e ndalojnë që edhe të ndihemi e deklarohemi kombëtarisht si Shqiptar. Ne askend nuk e ndjekim me çekan në duar, dhe në atë mënyrë ta detyrojmë që ta pranoj se është Shqiptar. Jo! Dhe nëse dikujt i pengojnë fotot historike dhe veshjet Shqiptare në Sanxhak, dhe fakti se populli i Sanxhakut ngadal ka filluar të zgjohet, atëhere ky është problem i juaj personal.

Ne Shqiptarët nuk përpiqemi për asnjë Shqiptarizim, por kemi plotësisht të drejtë ligjore që t’i ndihmojmë njerëzit që ndjehen Shqiptar e të njejtëve t’ua rikujtojmë këtë. Në të njetën mënyrë kemi të drejtë të publikojmë fotografi dhe fakte historike të Sanxhakut që flasin se pjesa më e madhe e popullsisë së Sanxhakut është me origjinë Shqiptare dhe këtë askush nuk mund të na e mohoj e as të na e ndaloj.

Me nderime,

Amina Nuraj, studente e Trafikut Rrugor në Tutin të Sanxhakut.

*Përktheu nga Boshnjakishtja : Gjergj – Bajram Kabashi

Boshnjakisht;

Novi Pazar, Sanxhak.
Ne znam odakle nekome sulude misli da mi Albanci albanizujemo Sandžaklije.
Albanac Sandžaka ne može da se Albanizuje jer je on rođen kao Albanac,ali igrom slučaja je asimiliran zbog jugoslovenske fašističke tvorevine. Nikada ni u jednom tekstu mi nismo poništavali Bošnjake kao naciju,ali pojedini Bošnjaci poništavaju nas Albance Sandžaka,pa hoće da nam zabrane i da se nacionalno izjašnjavamo i osjećamo Albancima. Mi nikoga ne jurimo sa čekićem u rukama i da ga time primoravamo da prizna da je Albanac. Ne! A ako nekom smetaju historijske slike i albanska nošnja u Sandžaku i to što je narod Sandžaka polako počeo da se budi ,e to je već vaš lični problem.


Mi Albanci ne pokušavamo nikakvu Albanizaciju,ali imamo potpuno pravo po zakonu da pomognemo ljudima koji se osećaju Albancima i da iste posećujemo. Isto tako imamo pravo da objavljujemo historijske slike Sandžaka i historijske činjenice koje govore da je većinsko stanovništvo Sandžaka albanskog porijekla,to niko i nikad ne može da nam ospori niti da nam zabrani.

Sa poštovanjem,
Amina.

______________

Sanxhak,më 26.03.2019

Komente

Fahri Xharra, historian i njohur : “Të lumtë Amina Nuroviv AG, edhe unë jam ty,. Nuk shqiptarizohet nje vend i shqiptarëve. Ata vetem mund te asimilohen në sllav apo diçka tjetër.”

Elias Bardhi: “Respekt Amina, keni guximin krenarin dhe dijen që të trija Këto Komponente i posedoni. Shumë më Shqipëtare se Sa disa në Kosovë e Maqedoni Besa edhe në Shqipëri.”

Avni Mati : “E nderuar dhe e respektuara Amira,gjate studimeve e kam pase shume soqe te mire nga Tutini.Quhej Naza Agovic por thoshte se mbiemri i saj ka qene Agaj dhese burrat ishi me plisa ne koke…Ajo ishte e shkelqyer ,mbaroi shkollen e mesme te Mjeksise dhe shkoi per t’u punesuar -“ta ndihmoi Familjen”…s’di a eshte gjalle vec kam shume mall per Te !”