SHPËRNDAJE

Mjegulla po vazhdon gjthnjë e më shumë të ndikojë në zvogëlimin e dukshmërisë në komunikacion, sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e hershme të mëngjesit në tërë teritorin e Sërbisë, ka bërë të ditur shoqata “Auto-Moto” e Serbisë.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, në rajonet e ulëta komunikacioni është duke u zhvilluar në rrugë të lagështa, ndërsa sipas raportit të shërbimit dimërorë, dëbora e mbetur është deri në pesë centimetra në rrugët kryesore në pjesët më të larta të Vranjës dhe Vllasinës, kurse në zonat rajonale bora është në zonat malore të Sjenicës, Ivanjicës, Novi Pazarit dhe Tutinit.

Sipas të dhënave nga AMSS edhe rajoni i Jugut të Sërbisë do të përfshihet nga mjegulla e dendur ditëve në vijim, sikurse edhe nga ngricat sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e hershme të mëngjesit.

Për shkak të temperaturave të ulëta nga AMSS, tërheqin vëmendjen për formimin e ngricave në pjes të rrugëve të lagështa dhe këshillojnë drejtuesit që të kenë kujdes, të mbajnë distanca më të mëdha ndërmjet automjeteve dhe të zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë kur kalojnë mbi ura, mbikalimet, përmes tuneleve dhe nënkalimeve.

Sipas AMSS nuk ka pritje në stacionet e pagesave rrugore. Nuk ka pritje të gjata as në terminalet e pasagjerëve në vendkalimet kufitare. Kamionët në Batrovci presin gjashtë orë, në Baçka Pallank dy orë, dhe në Horgosh një orë./presheva.com/