SHPËRNDAJE

Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se sulmi është problemi i kësaj skuadre në ndeshjet e fundit.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se problemi kryesor i skuadrës së tij është sulmi.

“Kemi probleme në taktikat sulmuese. Luajtëm shumë ngadalë, me shumë prekje të topit. Duhet të pasojmë më pak dhe të jemi më të drejtpërdrejtë”, tha Ancelotti pas ndeshjes me Bilbaon.

Ai po ashtu foli edhe për treshëve sulmit Benzema, Bale dhe Ronaldo, për të cilët tha se nuk janë të vetmit që dështuan në këtë ndeshje, por e gjithë skuadra.