SHPËRNDAJE

Ancelotti

Carlo Ancelotti flet pas humbjes nga Barcelona.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë deklaratën e tij pas sfidës kundër Barcelonës.

Italiani deklaroi se skuadra e tij luajti mirë deri para pësimit të golit të dytë, teksa thotë se lufta për titull është ende e hapur.

“Ne luajtëm mirë deri kur pësuam golin e dytë dhe atëherë ndeshja u bë e vështirë”, u shpreh Ancelotti.

“Liga tani është më e komplikuar, por ne nuk dorëzohemi. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë, pasi La Liga nuk ka përfunduar. Barcelona edhe më parë ka qenë në epërsi”, shtoi italiani.