SHPËRNDAJE

AndroidSecurity

Google së shpejti do të sjellë një veçori të re për Androidin që do t’u ndihmojë përdoruesve të telefonave të mençur të ‘shpëtojnë nga mundimi’ i ndezjes së telefonit të tyre me qindra herë në ditë kur kjo nuk është fare e nevojshme.
Gjiganti i teknologjisë është duke punuar në këtë veçori, që po quhet ‘detektimi në trup’, që do të sigurohet që smartfoni juaj të qëndrojë ‘i hapur’ derisa përdoruesi e ka atë me vete, gjë e cila me gjasë do të zgjidhte problemin e hapjes të telefonit me qindra herë gjatë ditës.

Disa përdorues të “Android Police”, që i postuan edhe pamjet e këtij opsioni, thanë se kjo veçori do të pezullonte opsionin e mbylljes së ekranit po që se telefoni është në dorën, xhepin apo çantën e përdoruesit ndërsa opsioni i mbylljes automatike rikthehet posa telefoni të vendoset në ndonjë hapësirë tjetër.

Ky opsion i sigurisë do të vijë së bashku edhe me disa opsione tjera që ndërlidhen gjithashtu me sigurinë si vendet e besueshme, pajisjet e besueshme dhe fytyrat e besueshme.