SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shkuar në karantinë pasi është njoftuar se një mjek që ajo kishte takuar ka rezultuar pozitivi me coronavirusin e ri.

Zëdhënësi i Merkel tha që kancelarja gjermane, u informua në lidhje me testin e mjekut menjëherë pasi mbajti një konferencë shtypi të dielën duke njoftuar masa të reja për të frenuar përhapjen e virusit, shkruan DW.

Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha që Merkel kishte marrë një vaksinë paraprake të premten kundër infeksionit.

Seibert tha në një deklaratë se Merkel do t’i nënshtrohej “testeve të rregullta” në ditët në vijim dhe do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia për momentin.

Merkel më parë kishte shprehur mirënjohjen e saj ndaj gjermanëve që ndiqnin rregullat për distancimin shoqëror, duke thënë se ishte e rëndësishme të mbetesh të paktën 1.5 metra larg njëri-tjetrit për të zvogëluar mundësinë e infeksionit.