SHPËRNDAJE

Nexhmije Pagarusha me këngët e saj do të mbetet ikonë e papërsëritshme e muzikës shqiptare.

Këngët dhe muzika e saj ndër vite i kanë rezistuar kohës, për shkak të veçantisë së interpretimit të saj e përjetimit të rrallë artistik. Ajo ishte dhe do të jetë Bilbil, dhe nuk ka epitet tjetër më të denjë për të.

“Ani mori nuse” është një këngë që pothuajse çdokush e ka dëgjuar dhe e di tekstin e saj pasi që është interpretuar në organizime të ndryshme gazmore e nga interpretues të ndryshëm.

Kur flitet për këngë të njohura në kulturën tonë, kush mund t’i sjellë më mirë se ajo që identifikohet me titullin “Bilbili i Kosovës”.

Sot KultPlus e sjellë këtë këngë me tekst dhe me interpretim nga Nexhmije Pagarausha.