SHPËRNDAJE

Me fillimin e sezonit veror si dhe kthimin e bashkatdhetarëve tanë për pushime në vendlindje është rritur edhe frekuentimi i rrugës Karposh. Meqë është një arterie kryesore e qarkullimit dhe me rëndësi të veçant, qytetarët janë të shqetësuar pasi janë tejkaluar përmasat e normales në këtë rrugë.

Shumë qytetarë të Komunës së Preshevës janë ankuar në presheva.com për gjendjen kaotike në këtë rrugë. Sipas tyre levizja me automjete në ketë rrugë është pothuajse e pamundshme.

Asfaltimi i rrugës Karposh ka filluar në vitin e kaluar, ndërkaq duhej të kishte përfunduar muaj më parë. Gjerë më tani në këtë rrugë mungon shtresa e dytë dhe përfundimtare e asfaltimit. /presheva.com/