SHPËRNDAJE

Ansambli i valleve folkorike Zafer nga Bursa e Turqisë mbëmë në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë prezantuan me program kulturo- artistik. Ata gjatë performancës së tyre ishin mjaftë të entuziazmuar me pritjen preshevare dhe ndjesinë që gjenden në mesin e bashkëvendësve. Nikoqiri i kësaj mbrëmje, Valon Nuhiu shprehu mirënjohje për të pranishmit dhe ata që morën këtë nismë duke potencuar kryetarin e KNSH-së.

Drejori ndau edhe një mirënjohje për drejtuesin e Ansamblit Zafer. Kryetari i Ansamblit të valleve folkorike Zafer nga Bursa e Turqisë ishte me prejardhja nga komuna e Preshevës i cili njëkohësisht në shenjë rrespekti ndau edhe simbolin e shoqatës për kryetarin e bashkësisë lokale Zhunicë. Ansambli i valleve folkorike Zafer që është themeluar nga viti 1962 ka performuar para publikut preshevarë me këngë dhe valle autoktone shqipe./Presheva.com/