SHPËRNDAJE

Pas incidentit që ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit,  janë anuluar fluturimet nga Prishtina.

Në web faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, bëhet e ditur se fluturimi PC342 i kompanisë “Pegasus Airlines”, i planifikuar për sonte në ora 21:50 nga Prishtina për në Aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, është anuluar.

Autoritetet në Turqi kanë thënë se 120 persona u dërguan në spital me lëndime pas rrëshqitjes së aeroplanit nga pista në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.

Sipas medieve të huaja, pasagjerët janë parë duke u larguar përmes plasaritjeve në aeroplan, i cili kishte në bord 177 pasagjerë dhe disa anëtarë të ekuipazhit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë që aeroplani u ul në mot të keq, nuk arriti të “mbajë pistën” dhe “shkeli” 50 deri në 60 metra para se të binte në një hendek nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Sipas medieve turke, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe zuri zjarr.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe zuri zjarr.