SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë, Valon Nuhiu përmes një njoftimi pë opinion informon dashamirët e artit skenik se anulohet Premiera e shfaqjes ” PARAJA ” e cila ishte planifikuar të mbahet me datë 14 Mars 2020 ( E Shtunë.

Në njoftim thuhet:

Konform masave, vendim ky i marrur nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim, me qëllim shmangjen e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHET Premiera e shfaqjes ” PARAJA ” e cila ishte planifikuar të mbahet me datë 14 Mars 2020 ( E Shtunë ) , në Shtepinë e Kulturës ” Abdulla Krashnica ” në Preshevë . Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.

Për çdo rast të realizimit të Premierës do të njohtoheni me kohë thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë./presheva.com/