SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshym në Bujanoc dje në orët e pasditës ka dorëzuar nëshkrimet në Komisionin Komunal Zgjedhorë për çertifikimin e listës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Kryetari i APN-së njëherit kandidat për kryetarë të komunës Arbër Pajaziti përmes një postimi në rrejtin social pas dorzimit të nënshkrimeve, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e APN-së.
Në postimin e Pajazitit thuhet, “Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të APN-së, të nderuar qytetarë shqiptarë,
Në Komisionin Komunal Zgjedhorë dorzuam listën tonë zgjedhore me të cilën do të garojmë me 21 qershor.
Kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e të gjithë juve, jo vetëm të 1465 të cilët me nënshkrimin tuaj përkrahet listën tonë, por edhe të gjithë ju të tjerëve të cilët shfaqët interesin për të na përkrahur në rrugëtimin tonë.
Me këtë rast, ka shkruar Pajaziti, shpreh falemnderime edhe për ekipin e palodhur të aktivistëve të APN-së që këtyre ditëve me përkushtimin e tyre ishin në krye të detyrës.
Sdo mend se lista jonë zgjedhore do ta kurorëzojë fitoren e madhe të dielen e 21 qershorit.” thuhet në njoftimin e APN-Bujanoc. Vlenë të theksohet se në komunën e Bujanocit aktualisht janë 6 lista të çertifikuara për zgjedhjet lokale, ndërsa APN pritet të jetë e radhitur me numrin 7 për zgjedhjet lokale./presheva.com/