SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë ka uruar nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës për fillim të mbarë dhe suksese në mësime.

Sipa Pajazitit, vazhda e diskriminimeve sistematike që vijnë prej Serbisë, e sidomos mungesa e librave dhe teksteve mësimore në gjuhën shqipe, në vendin tonë dhe mos interesimi real i politikanëve me pushtet politik për t’i zgjidhur këto brenga që e brejnë popullin tonë me vite të tëra, kanë bërë që numri i nxënësve shqiptarë të përgjysmohet vetëm brenda një dekade. Në Urimin e Pajazitit drejtuar nxënësve shqiptarë thuhet:

Sot, më datë 2 shtator 2019, fillon viti i ri shkollor nëpër shkollat e vendit tonë.
Edhe ky vit, sikur ata të mëparshmit, i gjen nxënësit e këtyre trevave pa libra e tekste shkollore në gjuhën amtare.

Edhe përkundër faktit se kohëve të fundit është vërejtur një pseudo-intensifikim i marrëdhënieve të përfaqësuesve politikë shqiptarë të vendit tonë me qeverinë e Serbisë dhe me përcjellje e vizita të herëpashershme edhe të përfaqësuesve institucionalë e shtetërorë nga Shqipëria e Kosova, librat shqip do të mungojnë edhe kësaj radhe nëpër bankat e nxënësve shqiptarë.

Është premtuar dhe garantuar që këtë shtator, fëmijët e paktë të mbetur shqiptarë do ta nisin vitin shkollor me librat shqip nëpër duar! Por, mbetet vetëm një premtim i dështuar.

Edhe një shtator i premtuar! Vazhda e diskriminimeve sistematike që vijnë prej Serbisë, e sidomos mungesa e librave dhe teksteve mësimore në gjuhën shqipe, në vendin tonë dhe mos interesimi real i politikanëve me pushtet politik për t’i zgjidhur këto brenga që e brejnë popullin tonë me vite të tëra, kanë bërë që numri i nxënësve shqiptarë të përgjysmohet vetëm brenda një dekade.

Është tmerr kur njeriu e kupton se si ka dështuar sistemi i nxënies dhe edukimit në vendin tonë, e për këtë turp i pashlyer bie mbi gjithsecilin që nuk ka punuar drejt për këtë kauzë të domosdoshme kombëtare.

Duke i uruar nxënësit e vendit tonë dhe fëmijët e mbarë shqiptarëve kudo që janë, për një vit të mbarë në mësime, mbesim me shpresë se shtatorin e radhës, fëmijët shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk do të gënjehen dhe manipulohen sërish!/presheva.com/