SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshime në Bujanoc ka kërkuar nga pushteti aktual në komunën e Bujanocit të publikoj në faqen zyrtare të komunës përfituesit e subvencioneve për vitet 2017 dhe 2017 pasi këto të dhëna janë shlyer.

Postimi i plotë:

Duke shfrytëzuar të drejtën e qytetarit për qasje në dokumente publike, kërkojmë nga pushteti në ikje që në faqen zyrtare të komunës të publikoj përfituesit e subvencioneve për biznes për vitet 2017 dhe 2018 pasi që këto informacione shumë të rëndësishme janë të shlyera nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit. Ne konsiderojmë që shlyerja e informacioneve është shkelje e drejtës së qytetarit dhe një veprim i tillë mund të konsiderohet tentim për fshehje të keqpërdorimeve me listat e bizneseve. Gjithashtu, në publikimin e vetëm në faqe zyrtare, kemi vetëm numrin e pikëve të bizneseve të cilat nuk janë të specifikuara cka nenkuptojnë dhe si janë vlerësuar. Konsiderojmë që në vend të pikëve duhet të publikohet dokumenti ku mund ti shohim se sa është vlera e perfituar e secilit biznes.
Gjithashtu publikisht kërkojmë që poashtu të publikohen përfituesit e subvencioneve për StartUp dhe të bëhet verifikimi se cilët përfitues e kanë respektuar kontratën e nënshkruar me komunën dhe cilat janë mbyllur pas transferit të mjeteve në llogaritë e tyre.