SHPËRNDAJE

APN në Bujanoc nëpërmjet një postimi i ka shprehur ngushllime popullit shqiptarë veqanarisht familjeve të viktimave të termetit

“Në këto momente të rënda ndjejmë një pikëllim të thellë për bashkombasit tanë në Shqipëri.

Mëngjesi i sotëm na zgjoi me një lajm të tmerrshëm për termetin në tokën shqiptare. Shprehim ngushëllime të thella për familjarët e viktimave, kurse shërim të shpejtë u dëshirojmë të mbijetuarve dhe të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi.

Këto çaste nuk kemi se si t’i kalojmë ndryshe përveç se duke u lutur që tragjedi të tilla të mos përsëriten më dhe se dhembja e shkaktuar tek familjarët e viktimave, por edhe atyre që pësuan qoftë edhe në aspektin material të zbutet sado pak.

Me mendje dhe zemrat tona gjithmonë tek vëllezrit dhe motrat tona në mëmëdheun tonë të dashur, në Shqipëri!” thuhet në telegramin e APN-së./presheva.com/