SHPËRNDAJE

Kryetari i APN dhe kandidati për kryetar komune në zgjedhjet lokale në Bujanoc Arbër Pajaziti ka vizituar Tërrnocin e madh.

Postimi i plotë:

“Ndalesën e parë e rezervuam duke bërë homazhe tek lapidari i komandantit tonë i cili aq shumë i deshi të rinjtë duke punuar e luftuar për të mirën e tyre.

Bashkëbisedimi me qytetarë na konfirmoi besimin se Tërnoci gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetës i prijësve dhe liderëve të rinj.
Ne shpalosëm planet dhe projektet tona duke nisur nga renovimi total i sallës së shkollës i cili do të shndërrohet në një objekt multifunksional me karakter sportiv e kulturor.

Tërnoci është i madh, duket se është punuar shumë, por nuk është ashtu.
Janë bërë gjëra sa për t’i hequr qafe, por më nuk do të përsëriten si të tilla.
APN ka program që këtë vendbanim me nam ta bëjë më të dashur dhe më tërheqës për të jetuar dhe vepruar.

Tërnoci ka zemër, ndërsa Alternativa Shqiptare do të angazhohet që ajo t’i bëhet edhe më e madhe.
Një ndryshim më 21 qershor, për një Tërnoc ndryshe, Tërnoc model në rajon, Tërnoc që do t’ja kenë lakmi të gjithë!”