SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc sot ka ndërmarrë një kasion me moton “Komunikacion i lirë për mërgimtarët!” i cili ka për qëllim që mërgatës sonë gjat pushimeve në vendlindje t’i sigurohet komunikacion më i lirë e sidomos vendparkime të lira. Të rinjtë e APN-së në Bujanoc të shoqëruar edhe nga vet kryetari Arbër Pajaziti, sot nëpër rrugët e qytetit kanë vendosur afishe nëpër vetura me porosinë:

Komunikacion i lirë për mërgimtarët!

Qytetarë të nderuar,

Ndodhemi në sezonin kur bashkatdhetarët tanë kanë filluar të arrijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet e tyre. Problemi i parë me të cilin ata hasin çdo ditë është mungesa e vend-parkingjeve në qytetin e Bujanocit.

Pushteti lokal asnjëherë nuk ka arritur ta zgjidh këtë çështje, kështu që na mbetet neve të tregohemi zemërgjërë në këtë aspekt.

Të paktën për një muaj, pa ndonjë nevojë të caktuar, të kursehemi nga qarkullimi me vetura dhe parkime të panevojshme në qytet.

Përparësi duhet dhënë vëllezërve tanë të cilët çmalljen me vendlindjen dhe të afërmit duhet ta shijojnë në çdo mënyrë. Mërgimtarët na ndihmojnë kur ne kemi nevojë, t’i ndihmojmë edhe ne kur pushteti nuk ka mundësi!.

Ky është aksioni i dytë me radh brenda pak ditëve, i APN-së në Bujanoc pas atij “Humanitarë” të grumbullimit të mjeteve financiare për ta ndihmuar pushtetin lokal të Bujanocit për dalje nga kriza financiare./presheva.com/