SHPËRNDAJE

Alternativa për ndryshim në një komunikatë për media ka reaguar me situatën e krijuar në entin parashkollor “8 marsi” në Preshevë.

Reagimin e plotë mund ta lexoni të plotë:

Në këtë post të këtij qytetari, shohim situatën në të cilën gjindet Enti Parashkollor: “8 Marsi” në Preshevë tash e sa vite. Drejtoresha e këtij institucioni, ku themelues është Komuna, prej se është në krye të tij, punëson militant me urdhër të partisë të cilës i përket. Punësime të pandërprera me vite nga strukturat e partisë vazhdojnë edhe me të pafajshmin në foto i cili është kryetar i nëndegës nr 3 të kësaj partie, dhe është punësuar pa kurrfar paralajmrimi nga ana e drejtoreshës me themeluesin e këtij institucioni e që në këtë rast është Komuna.

Kurse postuesi i tekstit kinse në përkrahje morale (nfakt përkrahje partiake) është gjithashtu anëtar i strukturave të kësaj partie, por dhe njëkohësisht anëtar i këshillit drejtues i këtij institucioni. Ky person duke i shkelur me këtë postim publik të gjitha rregullat, vendimet, ligjin dhe procedurat, nuk ka kurnjëfar baze morale të vazhdoj detyrën e tij si anëtar i këshillit drejtues të këtij institucioni dhe kërkojmë të marrë përgjegjësi morale.

Sa për informim për gjithë qytetarët: përgjegjësinë për bllokimin e pagave të puntorëve edhe personit në fjalë e mbanë drejtoresha pasi po i zbaton direktivat e partisë së saj.

Është e vërtetë që me vendim të Këshillit Komunal, me sistematizim në Entin parashkollor janë të paraparë 66 punëtorë, mirpo duke u bazuar në Vendimin mbi buxhetin programor për vitin 2020 (Gazeta zyrtare e K. Bujanovcit, me nr. 18 e datës 16.12.2019) në nenin 15 të këtij Vendimi, numri i punëtorëve që u sigurohen mjete nga buxheti komunal për paga është gjithsej 63 të punësuar. Me një fjalë, kur është bërë planifikimi i buxhetit nga kjo drejtoresh për këtë institucion, zonja drejtoresh në fjalë ka paraparë mjete për vitin 2020 për vetëm 63 punëtorë e jo më shumë.

Të bashkangjitur keni edhe Urdhëresën e Revizorit buxhetor ku e njofton drejtoreshën se nuk guxon të punësoj punëtor të ri pa e njoftuar ekzekutuesin e buxhetit.

Dhe për fund, pushteti lokal nuk e ka penguar drejtoreshën as kur e ka punësuar djalin e saj dhe 4 punëtor të tjerë, e as nuk do ta pengoj askend tjetër në qoftë se rrespektohen procedurat dhe ligjet.