SHPËRNDAJE

Departamenti i Gruas pranë APN-së në Bujanoc ka shënuar sot “8 Marsin“.

Me këtë rast, aktivistet e këtij subjekti politik kanë shpërndarë lule në qendër të qytetit.

“Për barazi gjinore dhe prosperitet“, ishte motoja e këtij aksioni simbolik.

Ndërkohë, edhe kryetari Arbër Pajaziti ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Duke e kujtuar gjithmonë kontributin e gruas shqiptare, urojmë që pozita e saj të avancojë në shoqërinë tonë.

Të paktën, APN është garancë se përpjekjet për këtë të arritur nuk do t’i ndalojë asnjëherë “, thuhet në urimin e Pajazitit./presheva.com/