SHPËRNDAJE

Kryetari i shtabit për situata të jashtëzakonshme, Shqiprim Arifi ka takuar sot përfaqësues të institucioneve fetare.

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame u bisedua për gjendjen dhe nevojat e tyre në raport me besimtarët, për t’i shqyrtuar në mbledhjen e radhës së Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme të komunës së Preshevës.

Arifi ka përshëndetur vendimin e tyre për pezullimin e faljeve nëpër xhamitë e komunës sonë, gjatë periudhës së kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19./presheva.com/