SHPËRNDAJE

Të gjithë e kemi parë emisionin e fëmijëve, ‘Në kurthin e Piter Pan’, i cili drejtohet nga Alketa Vejsiu. Në këtë emision janë shumë fëmijë të cilën përgatiten për të ‘thu.mbuar’ arstistët, aktorët apo këngëtarët të cilët ftohen në emision.

Virale janë bërë shqiptimet e fjalëve të një prej fëmijëve, Xheison Bafti i njohur ndryshe si ‘Taramelja’. Një fëmijë tepër gazmor i cili nuk thotë dot shkronjën ‘K’. Tashmë të gjithë qeshin me mënyrën si ai i thotë fjalët me shkronjën ‘K’. P.sh: Karamelja-Taramelja, duke e zëvendësuar ‘K’ me shkronjën ‘T’.

Është tepër i dashur dhe i preferuar nga të gjithë, identifikohet lehtë me pseudonimin (Taramelja).