SHPËRNDAJE

Proceset politike nuk ndryshojnë duke i bojkotuar por duhet qasje konkrete në zgjidhjen e tyre, ka thënë kështu për portalin preshevacom, Arbër Pajaziti, kandidati i Alternativës për Ndryshim për kryetar të ardhshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Në mandatin e ardhshëm Këshilli Kombëtar Shqiptarë do t’i ketë vetëm 15 përfaqësues çështje kjo që nuk është e pranuar për ne sepse numri i shqiptarëve  është shumë i madh se sa që është bërë në vlerësimin e fundit. Por lidershipi i Luginës duhet të ftojnë elektorin për të dalë në zgjedhjet e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë sepse sygjerimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare është të bëhemi pjesë e procesit zgjedhorë më 4 nëntorë të këtijë viti. Përkundër asaj që përqëndr imi tani është tek zhvillimet e fundit në realicionet Prishtinë- Beograd, ku gjithnjë e më zëshëm paraqitet nevoja e bashkangjitjes së Luginës me Kosovën  pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhjet duhet të jetë e patjetërsueshme sepse me bojkot mund ta humbim këtë intitucion, tha ndër të tjera Pajaziti. Në taborin e subjekteve shqiptare në Luginë të Preshevës deri më tani zyrtarisht pjesëmarjen në zgjedhjet për Këshill Nacional  e ka konfirmuar vetëm Alternativa për Ndryshim./presheva.com/