SHPËRNDAJE

Kryetari i degë së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti përmes një shkrimi në rrjetin e tijë social fb ka reaguar ndaj pushtetit lokal në Bujanoc për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike dhe pozitave zyrtare që mbajnë drejtuesit institucional në Bujanoc.

Ai ka shkruar reagimin me titull Bujanoci si Zimbabve.

Të jesh kryetar i komisionit për prokurime (tendera), ta kesh dajë kryeshefin (nënshkruesin e kontratave), ta kesh babë prokurorin (hetuesin e keqpërdorimeve), ta kesh baxhanak punëkryesin e 80% të projekteve, a nuk është konflikt interesi ky.

Kjo ndodhë në qytetin e Bujanocit por mund të ndodhë edhe në Zimbabve ka shkruar Pajaziti në reagimin publik që ka bërë kundrejt pushtetit lokal në Bujanoc./presheva.com/