SHPËRNDAJE

PVD specialitet e kanë të qajnë, këta dinë të qajnë më mirë se çdo kusht tjetër. PVD çdo herë shpikin dicka për të qarë dhe për ta paraqitur veten si viktimë, ka thënë kështu në një intervistë për portalin preshevacom, kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Rasti i fundit i kryetares së degës së PVD-së në Preshevë nëse ndjehet e fyer mund të paraqes padi ose të denohej vetëm përmes një deklarate për opinion e jo të prezantojnë situatën sikur të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.

Në këtë mënyrë po fyhen qytetarët duke ju imponuar gjëra që kanë të bëjnë me intereset personale të individëve ka thënë Pajaziti. Ai ka drejtuar gishtin tek PVD në Bujanoc ku ka rikujtuar se ky subjekt politik pak ditë më parë ka larguar një femër nga puna vetëm pse ishte pjesmarrëse në një tubim të APN-së.

Largime nga puna në Bujanoc në mënyrë sistematike po bën Shaip Kamberi vetëm se janë me bindje politike ndryshe ka thënë kryetari i degës së APN-së, Arbër Pajaziti./presheva.com/