SHPËRNDAJE

I nominuari për kryetarë komune nga Alternativa për Ndryshim dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti përmes një video materali ju ka drejtuar qytetarëve të komunës së Bujancit për zgjedhjet që do të mbahen në prill në këtë komunë.

Në video mesazhin thuhet.

Të dashur qytetarë po ju drejtohem si bashkëvendas i juaj dhe njëherit si kryetar i degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, subjek ky i cili më ka nominuar si kryetar i komunës për mandatin e ardhshëm.

Shumica nga ju me siguri e dini se zgjedhjet janë shpallur më 24 prill të këti viti, kjo datë përveç se një obligim si qytetar duhet tju shërbej edhe si një akt solemn i verdiktit popullorë.

Por për ta bërë këtë ditë sa më madhështore do të duhet një angazhim i yni i përbashkët pa dallim përkatësie partiake.

Të nderuar bashkëkombas kjo datë do të duhet të jetë e rëndësishme sidomos për ne shqiptarët e komunës së Bujanocës, më të vëmendshëm se asnjëherë më parë duhet të tregohemi më 26 prill në mënyrë që ditët tjera të na gjejnë të bashkuar nga se unifikimi ynë është tejet i rëndësishëm.

Për të ardhur deri tek kjo ditë duhet për të ardhur në një periudh e cila quhet Fushat Parazgjedhore, e gjithë kjo duhet të kaloj në mënyrë të qetë dhe dinjitoze nuk kemi as nevoj dhe as nuk e kemi luksin të përqahemi njëri me tjetrin, vëllau me vëllaun, fqinji me fqinjin, familja me familjen dhe as vendbanimi me vendbanimin.

APN pas pak ditëve do të filloj fushatën duke ju sigurar se ajo krejtësisht do të jetë demokratike.

Shpresojmë se edhe subjektet tjera do të ndjekin të njejtin model, më gëzon fakti se shumë shpejt do ti mësojmë edhe bashkëkonkurentët e mi nga tjerat subjekte politike.

Të nderuar bashkëkombas shqiptarë kandidaturat tona kuptoni vetëm si garë politike dhe asgjë tjetër më tepër, le të fitojë ai që ju do tia jepni besimin.

Me fat dhe Zoti na ndihmoftë të kalojmë edhe këtë sfid, thuhet kështu në video mesazhin e të nominuarit për kryetarë komune nga Alternativa për Ndryshim dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti ./presheva.com/

T'i presim zgjedhjet e 26 prillit në atmosferë demokratike. #NNN

T'i presim zgjedhjet e 26 prillit në atmosferë demokratike.#NNN

Gepostet von Alternativa Për Ndryshim – Bujanoc am Mittwoch, 4. März 2020